Kontakto  |  Indeks

E Shtune, 04 Shtator 2010

Mirėsevini!


 

Bashkia e Rubikut ju paraqet kėtė prezantim tė sajin nė Internet duke synuar tė jetė sa mė pranė jush, pėr t'ju informuar pėr ēdo gjė qė pėr tė cilėn ju keni nevojė apo e ndjeni interesante, si dhe pėr tė pasur njė transparencė sa mė tė madhe ndaj jush lidhur me punėn e saj. Duke shpresuar nė njė bashkėbisedim sa mė produktiv me ju, mirėpresim ēdo koment, opinion, pyetje, sugjerim, vėrejtje etj., qė ju mund tė keni (ju lutemi, klikoni nė "Pėrshtypje / Pyetje" pėr tė na i dėrguar ato).

Bashkia e Rubikut - pak histori


Rubiku ėshtė krijuar si njė qytezė e vogėl nė vitet 30 tė shekullit tė XX-tė, kohė nė tė cilėn njė shoqėri italiane hapi fonderinė dhe minierėn e bakrit.
Rubiku u formua si qytet pas ēlirimit tė vendit, me ngritjen e industrisė minerare, kryesisht shkritores sė bakrit. Banorė nga zona tė thella pėrreth zbritėn nė qytet dhe u punėsuan nė ndėrmarrje tė kėsaj industrie, duke formuar "Qytetin e Metalurgėve".

Administrativisht Rubiku ishte njė lokalitet qė i pėrkiste rrethit tė Mirditės, i cili u organizua nė vitin 1949 nė 867 km2, nga rreth 1630 km2 qė krahina e Mirditės ka nė kufijtė e vet etnografikė. Ky rreth funksiononte nė tre lokalitete: Rrėshen, Shpal, Rubik. Qendra e rrethit u vendos nė Rrėshen.

Krahina e Mirditės nė kufijtė e saja etnografikė

Me krijimin e kooperativave bujqėsore (1967) u bė organizimi i ri i administratės vendore. Organi bazė ishte kėshilli popullor i fshatit. Pastaj vinte kėshilli popullor i fshatrave tė bashkuar dhe kėshilli popullor i qytetit.
Zona e Rubikut ka qenė e organizuar nė dy kooperativa bujqėsore dhe nė qytetin Rubik. Ka pasur tre kėshilla, qė vareshin drejtpėrdrejt nga Kėshilli Popullor i Rrethit, i cili ishte i zgjedhur nga banorė tė gjithė territorit tė Rrethit Mirditė, dhe kishte atributet e njė organi legjislativ.

Me ardhjen e demokracisė, nė fillim tė viteve 90-tė, deri nė zgjedhjet pėr pushtetin vendor, nė korrik 1992, qeverisja vendore administrohej nga kėshillat pluralistė, anėtarėt e tė cilėve ishin caktuar nga partitė politike. Me zgjedhjet e korrikut 1992 Rubiku, nė pėrbėrje tė tė cilit ishin: Qyteti Rubik dhe fshatrat Fang, Rasfik, Fierzė, Bulgėr, Kryezez, Bulshizė, Munaz, Rrėja e Zezė, Rrėja e Velės, Rrethi i Epėr, Vaushkiezė, Livadhėz, me qendėr Qytetin Rubik, u shpall komunė.

Nė vitin 1996 para zgjedhjeve vendore tė tetorit tė kėtij viti Komuna Rubik shpallet nga qeveria e asaj kohe BASHKI.
Edhe nė ditėt e sotme Rubiku vazhdon tė jetė bashki, por njė bashki paksa e veēantė, krahasuar me bashkitė e tjera tė vendit: bashkia e Rubikut pėrmledh nė juridiksionin e saj qytetin e Rubikut dhe 11 fshatra (Fang, Rasfik, Fierzė, Bulgėr, Kryezez, Munaz, Rrėja e Zezė, Rrėja e Velės, Rrethi i Epėr, Vaushkiezė, Livadhėz). Bulshiza nuk konsiderohet mė fshat, por ėshtė njė ndėr tre njėsitė administrative tė qytetit.


  Nė krye

 

 

 

Vendime tė Kėshillit tė Bashkisė

VENDIM NR 5O DATE 0802.2008
PER MIRATIMIN E STRUKTURES , ORGANIKES DHE PAGAT E PUNONJESVE TE BASHKISE, KATEGORIZIMI DHE NIVELI I PAGAVE TE BASHKISE RUBIK 31 punonjes me arsim te mesem dhe 17 punonjes me arsim te larte
Zyra e informacionit

VENDIMNR. 28 DATE 06/10//2007
PER NGRITJEN E KESHILLIT TEKNIK TE URBANISTIKES
Zyra e informacionit

VENDIMNR. 23 DATE 06/10//2007
PER PAGAT E PUNONJESVE TE BASHKISE RUBIK Dhe SHPERBLIMIN E KESHILLTAREVE
Zyra e informacionit

Mė shumė

Lajmet e Fundit

Njoftim per Tranferimin e pronave te paluajteshme ne pronesi te Bashkise rubik
TE nderuar qytetare! Jeni te lutur qe ta lexoni kete njoftim dhe te merrni masat koform ligjit nese do te keni kontestime Brenda afatit ligjor. Me poshte po paraqesim procesverbalin , vendin e afishimit , dhe bazen ligjore . Duke ju falenderuar per mirekuptimin dhe ne te njejten kohe duke ju bere thirrje qe te njihi me listat dhe te beni kontestimet e nevojshme.

NGA VIZITA E AMBASADORIT TE HOLLANDES NE RUBIK
Sot me daten 20/11/2008 Ambasadori i Hollandes , Z. Henk G. C. van den Dool, erdhi ne Rubik per te inaguruar projektin “ Rikontruksioni Pasarele i Ures se Vaushkizes”, projekt ky i financuar nga Ambasada Hollandeze ne Tirane.
DREJTORIA E PROGRAMIM-ZHVILLIMIT DHE MARRDHENIEVE ME JASHTE

BEHET INAGURIMI I NDERTESAVE SOCIALE NE RUBIK
Ne kete inagurim ishin te ftuar :Znj.M. Graf, Z.S. Thaēi,Z.GJ. Prenga si dhe banoret e qytetit te cilet nuk nguruan te jene te pranishem ne gezimin e ketyre familjeve.
DREJTORIA E PROGRAMIM-ZHVILLIMIT DHE MARRDHENIEVE ME JASHTE

Mė shumė
Copyright © 2005. Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.